Politika 22 May 2024, 21:33 Nga VNA

Berisha sulmon Dumanin me gënjeshtra për padinë e inceneratorit të Tiranës që nuk e firmosën deputetët e Rithemelimit

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Dumanin me gënjeshtra për padinë e inceneratorit

Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha, ka vijuar sulmet edhe ditën e sotme ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, në protestën e zakonshme poshtë ballkonit të shtëpisë së tij. Ai ka akuzuar kreun e SPAK se ka dërguar shumë pak çështje për korrupsion.

“Nuk ka mashtrim më të madh se të besosh se Zamani po lufton korrupsionin. A mund t’u jap vetëm një shifër? Vetëm një shifër sonte të marrë nga raportet e Departamentit të Shtetit për vitin 2010-2011. Çfarë thonë këto raporte? Këto raporte thonë se në vitin 2008-2009, Dumani që ishte në prozhektorët e fuqishëm të ekipit ku punonte, kishte regjistruar bashkë me ekipin 1414 çështje për korrupsion. Kurse Dumani i marrë peng, Dumani që ka shitur veten, gjatë viteve 2022-2023 ka regjistruar afera për korrupsion gjithsej 4.8 herë më pak ose 392 çështje në dy vite.

Po pse kjo? Sepse regjistron vetëm ato që i dikton Edi Rama. Dhe ky faqezi që nuk ka nder, që nuk ka dinjitet, që rri në post në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, rri në post i pavotuar sipas Kushtetutës. Shqiptarët duhet ta dinë se ky Altin Faqeziu i partisë ka dërguar në një vit, në vitin 2023, gjithsej 38 dosje për korrupsion kundrejt 154 dosjeve që ka dërguar kur kryesonte task-forcën” – tha Berisha.

Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu tha se denoncimi i bërë nga PD, për inceneratorin e Tiranës është bërë si grup i strukturuar kriminal, duke e quajtur kështu gënjeshtar Dumanin.

“Një peng i shpifur i Edi Ramës. Mashtrues publik që gënjeu, tha se për inceneratorin nuk është bërë padi për grup të strukturuar, në një kohë kur 4 vite më parë, padia është bërë për padi të strukturuar kriminal. Pengu i Edi Ramës. Sot i doli çdo bojë, i doli çdo kallaj” – u shpreh Berisha.

Por sa i përket padisë për inceneratorin e Tiranës, gënjeshtar del kreu i Rithemelimit. Për rikujtesë, padia është bërë në vitin 2022 nga Jorida Tabaku në cilësinë e kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët dhe nuk ka qenë si grup i strukturuar kriminal. Madje padia u firmos nga deputetët që ishin asokohe në grupin e Lulzim Bashës, ndërsa pjesa tjetër që kishte kaluar që atëherë me Berishën, nuk e firmosën padinë e çuar në SPAK.

 

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme