Politika 22 May 2024, 18:06 Nga VNA

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

Ndaje në Whatsapp

Kolegji i Posaçëm e Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e GJKKO Bib Ndreca, i cili u shkarkua më 18 janar 2021.

Vendimi për rikthimin në detyrë të Ndrecës u morë në mënyrë unanime nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikmit (KPK), vendosi ta shkarkojë, pasi u konstatuan probleme në kontratën për kalimin e të drejtave për një apartament në Tiranë.

Po ashtu, u konstatua bilanc negativ në kryerjen e këtij investimi me argumentin se nuk u provua mundësia e vëllait të subjektit për dhënien e një huaje të deklaruar si burim për banesën.

Njoftim vendimi:

lg.php.gif

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 337, datë 18.01.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 337, datë 18.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 22.05.2024, në Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme