Politika 21 May 2024, 22:52 Nga VNA

Dashnor Sula shprehet kundër që Argita Malltezi të marrë drejtimin e Rithemelimit  

Ndaje në Whatsapp
Dashnor Sula shprehet kundër që Argita Malltezi të marrë

Deputeti demokrat Dashnor Sula shprehet kundër idesë apo dëshirës së shprehur së fundmi që vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi të marrë drejtimin e Rithemelimit.

Ai tha se kontributi i Argita Malltezit do të ishte i mirëpritur, por jo kryetare të Rithemelimit, pasi kjo do rrëzonte kauzën e opozitës. Sula është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

“Kontributi i zonjës Malltezi do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e Rithemelimit dhe e gjithë opozitës. Kjo do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar.

Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha ibën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula.

Reagimi i deputetit demokrat vjen një ditë pasi vajza e ish-Kryeministrit nuk përjashtoi mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme