Politika 21 May 2024, 11:06 Nga VNA

Gabriel Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija në vitet ‘90

Ndaje në Whatsapp

Zëvendës Ndihmës Sekretari shtetit Gabriel Escobar tha se Shqipëria ka qene një partner i shkëlqyer dhe ka përparuar mjaft që nga viti 1991 me një kontribut të rëndësishëm edhe në çështje ndërkombëtare.

Escobar përmendi korrupsionin si plagën që ende Shqipëria nuk e ka shëruar si dhe bëri thirrje që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Cështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucioneve. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund tëbëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha zyrtari i lartë amerikan duke folur për Shqipërinë në emisionin Balkan Debrief te gazetares Ilva Tare.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme