Politika 19 May 2024, 19:36 Nga VNA

Meta për projektligjin për Shëndetin Riprodhues: Do t’i hedhim në Lanë

Ndaje në Whatsapp
Meta për projektligjin për Shëndetin Riprodhues: Do t’i

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim të organizuar në Berat u shpreh se me projektligjin për Shëndetin e Riprodhimit, synohet të shkatërrohet familja, baza e shoqërisë tonë.

Meta tha se po bëhet gjithçka për të nxitur vese në shoqëri, ndërsa shtoi se për zgjidhjen e situatës, Partia e Lirisë ka një plan të qartë, mes të cilave është mbështetja e grave, familjeve të reja dhe masa konkrete për gratë kryefamiljare.

Ai ka prezantuar programin e PL për mbrojtjen e familjes.

“Këta që sjellin ligjin për surrogacinë e duan të shkatërrojnë familjen, bazën më të rëndësishme të kombit, këta ku prindi 1 është qeveria e Ramës dhe prindi 2 është Bashkia Tiranës që nxjerrin mostra para fëmijëve, që u çojnë fëmijëve nëpër kopshte në mënyrë të paligjshme formularë me prindin 1 dhe 2, këta ne do t’i hedhim në Lanë. Këtyre që kanë vërë çdo gjë për të shkatërruar familjen e për të nxitur vese, e që duan të na japin me qira gratë e vajzat e Shqipërisë, u përgjigjemi me një plan të qartë për mbrojtjen e familjes. Mbështetja e gruas dhe familjes është kauzë madhore e Partisë së Lirisë”, tha ai.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme