Politika 17 May 2024, 22:20 Nga VNA

Blendi Klosi zbulon ‘faturën’ se sa kushtoi takimi i Ramës në Athinë

Ndaje në Whatsapp
Blendi Klosi zbulon ‘faturën’ se sa kushtoi takimi i Ramës

Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, shprehet se nuk ka asnjë shpenzim lidhur me takimet e kryeministrit Edi Rama, njëherazi kreu i PS-së, me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Referuar takimit të zhvilluar në Athinë, Klosi tha se nuk ka pasur asnjë shpenzim për këtë takim, pasi janë takime të vullnetit të lirë të qytetarëve.

“Ka një qera të sallave të aktivitetit dhe ky është i vetmi shpenzim, asnjë shpenzim tjetër”, u shpreh Klosi në emisionin ‘Pa Censurë’.

Madje, Klosi tha se edhe këngëtarët që iu bashkuan këtij takimi, ishin ofruar pa pagesë.

“Mesa di unë, në Greqi ishin falas. Që të mos bëjmë lajm, se nuk kam informacion, mesa di unë, nuk ka asnjë faturë që paguan qeveria apo PS”, tha Klosi.

Në lidhje me pjesëmarrjen e zyrtarëve, nëpunësve dhe të zgjedhurve nga Shqipëria, Klosi mohoi të ketë patur një organizim me urdhër nga qeveria apo PS.

“Nuk ka patur asnjë urdhër dhe pjesëmarrja nga Shqipëria nuk ishte e lartë. Më vjen habi që opozita mban këtë qendrim, por kështu tregon diferencën aq të madhe mes nesh si në Shqipëri, edhe në Greqi. Është kjo arsyeja që vazhdojnë të humbasin vota”, u shpreh  Klosi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme