Politika 21 May 2024, 14:14 Nga VNA

Argita Berisha në krye të PD? Vajza e ish kryeministrit e pranon si mundësi drejtimin e partisë pas largimit të Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Argita Berisha në krye të PD? Vajza e ish kryeministrit e pranon si

Megjithatë, unë i qëndroj asaj që kam thënë se jam e gatshme të ndërmarrë çdo veprim që është i nevojshëm për të çuar përpara një kauzë në të cilën besoj dhe nuk kam asnjë lloj hezitimi për të ndërmarrë një veprim të tillë”, deklaroi mbrëmë Argita Berisha në A2CNN.

Drejtuesja e emisionit Debat i bëri Malltezit pyetjen e drejtpërdrejtë, duke i thënë nëse do të jetë e gatshme të marrë edhe karrigen e babait të saj nëse do të jetë e nevojshme.

“Unë jam fare e gatshme të kontribuoj në çdo lloj pozicioni që e mendoj që kontributi im është i nevojshëm. Nuk vuaj fare nga dëshira për të qenë e parë, por nuk kam bërë asnjë lloj plani të tillë, megjithatë nuk do të hezitoj për të ndërmarrë çdo lloj veprimi që më duket se duhet ta bëj për t’i ikur një situate, më së paku, të pavërtetë.

Nuk kam asgjë konkrete për momentin, përveç planit që mbështetja ime është e pakufizuar dhe veprimi im nuk mund të kufizohet me barriera subjektive. Unë nuk trashëgoj karrigen e babait, por ajo që do të bëjë nëse është e nevojshme është që do të garojë si çdo njeri për çdo lloj pozicioni”, tha Malltezi në A2 CNN.

Në fund, Argita Malltezi theksoi se për këtë ajo nuk ka diskutuar konkretisht me Sali Berishën, por thekson se ai ia ka dhënë mbështetjen edhe publikisht.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme