Politika 21 May 2024, 22:11 Nga VNA

Dokumenti/ SPAK nis hetimin pasuror për Erion Veliajn dhe familjarët e tij

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nis hetimin pasuror për kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe familjarët e tij.

Në kuadër të këtij procedimi SPAK ka kërkuar informacion në të gjitha bankat e nivelit të dytë për llogaritë bankare që zotëron kryebashkiaku Veliaj, si dhe transansionet që ai ka kryer së fundmi.

E njëjta gjë është kërkuar edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, vëllain e Veliajt, Arbër Veliaj dhe nënën e tij Shqiponja Veliaj.

Sipas urdhrit të prokurorit Ols Dado, bankat e nivelit të dytë, por edhe institucionet e tjera, duhet t'i dorëzojnë SPAK të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Burimet thonë se për shkak të këtij hetimi janë sekuestruar dhe disa celularë, përfshirë dhe të një personi shumë pranë Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut.

Erjon Veliaj u thirr disa kohë më parë në SPAK, për t'u marrë në pyetje për aferën e inceneratorit të Tiranës. Përgjatë ditëve të fundit, oficerët e BKH kanë marrë dhjetra dokumenta nga Bashkia, që mendohet se i shërbejnë hetimit.

SPAK po ashtu po heton për rolin e Veliajt edhe në lidhje me dosjen 5D, ku 3 prej drejtorëve më të rëndësishëm të Bashkisë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha kanë përfunduar prapa hekurave, nën dyshimet për korrupsion, pastrim parash apo shpërdorim të detyrës.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme