Politika 23 May 2024, 19:41 Nga VNA

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Berisha në qershor dorëzon dhe mandatin e deputetit

Ndaje në Whatsapp
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Berisha në qershor

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë ish kryeministrit Sali Berisha do t’i duhet të dorëzojë mandatin në datën 21 të muajit të ardhshëm. Hera e fundit kur zoti Berisha ka qenë në parlament ishte 21 dhjetori i vitit të kaluar dhe ligji parashikon që për 6 muaj mosparaqitje deputetit në parlament mandati bëhet i pavlefshëm.

Sot Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon leje për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Pas mosparaqitjes për 6 muaj mandati iu dogj dhe ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj që sot është në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme