Politika 23 May 2024, 18:11 Nga VNA

Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, është ndarë nga jeta Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Gjermane në Shqipëri, ku shkruan se Zingraf ka ndërrar jetë më 20 maj për shkak të një sëmundje të shkurtër, por të rëndë.

Zingraf ka shërbyer ambasador në vendin tonë nga 2019 deri në 2023

Postimi:

Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.

Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore: https://peterzingraf.muchloved.com

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme