Politika 24 May 2024, 08:34 Nga VNA

Stregimi emigrantëve në Shëngjin/ Rama: Problem funksionimi i tij

Ndaje në Whatsapp
Stregimi emigrantëve në Shëngjin/ Rama: Problem funksionimi i tij

Kryeministri Edi Rama për median italiane, La Repubblica ka folur për vonesën e hapjes së dy qendrave për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin, të cilat ishin parashikuar për në 20 maj.

Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë".- u shpreh Rama duke ia lënë përgjegjësinë shtetit italian.

Kryeministri u shpreh se parashikon beteja politike dhe shpjegoi për gazetarin italian se ligjet nuk janë shqiptare, dhe se sipas tij është vetëm çështje e Italisë.

"Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?".

Sipas kryeministrit do të ketë apelime, do të ketë bllokime. Dhe nuk është vetëm ky problem: “Edhe ky plan Mattei… si ta çoni përpara? Po, mund të bëni marrëveshje, të hapni qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart”, shtoi ai.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Giorgia Meloni, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Marrëveshja e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane dhe, e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit është 36 mijë persona.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme