Politika 24 May 2024, 11:17 Nga VNA

"Me AMTP-të është bërë lojë e ndyrë kriminale" Rama shpërndan tituj pronësie në Himarë

Ndaje në Whatsapp
"Me AMTP-të është bërë lojë e ndyrë

Kryeministri Rama njoftoi në Himarë, se do të nis shpërndarja e 437 titujve të pronësisë në të gjithë zonat me probleme në këtë sektor.

Para himariotëve, duke e quajtur veten një prej tyre Rama tha se asnjëherë nuk i ka kërkuar pronat që i takojnë duke qenë se nëna e tij është nga Vunoi. Ai tha se i njeh të gjitha historitë e pronave në këtë zonë.

Rama u shpreh se në AMTP-të në këtë zonë është bërë lojë e ndyrë kriminale. Sipas tij në vend ka propagandë sikur ata duan të marrim prona të banorëve dhe për t’ua japin të ashtuquajturve oligarkë.

"E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje." tha Rama

Kryeministri Rama tha se certifikatat e pronësisë që po shpërndan nuk bëjnë asnjë lekë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme