Politika 24 May 2024, 10:53 Nga VNA

Programi i PD/ Basha me ekspertët e bujqësisë: Lufta kundër korrupsionit, sjell fonde të mjaftueshme për të mbështetur këtë sektor

Ndaje në Whatsapp
Programi i PD/ Basha me ekspertët e bujqësisë: Lufta kundër

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në kuadër të takimeve për finalizimin e programit të PD, ka zhvilluar diskutime me ekspertë të bujqësisë.

Basha shprehet se korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë.

Postimi i plotë

Me planin e saj PD do t’i japë përparësi bujqësisë. Me grupin e punës për programin e bujqësisë diskutuam detajet e fundit të planit për këtë sektor.

Korrupsioni i përhapur kudo ka prekur edhe bujqësinë. Jo vetëm që fondet e qeverisë për bujqësinë ndahen sipas preferencës dhe jo nevojës, por edhe fondet IPARD të BE-së, në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Ndaj, dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, do të mundësonte që qeveria të kishte fonde të mjaftueshme për të mbështetur sektorin e bujqësisë dhe për të rritur fuqinë blerëse të qytetarëve.

Përmes subvencioneve dhe investimeve në këtë sektor, ne do të bëjmë të mundur që fermerit t’i garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë. Një nga çështjet më të rëndësishme, që ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje të shpejtë, është edhe çështja e pronës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme