Politika 25 May 2024, 11:04 Nga VNA

Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi projekt madhor kombëtar në qeverisjen e PD

Ndaje në Whatsapp
Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi projekt madhor kombëtar
Kryetari i PD Basha ka zhvilluar një takim me ekspertë të turizmit, ku është diskutuar programi i PD.  Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha përmes një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme