Politika 24 May 2024, 19:34 Nga VNA

Kokalari detyron Malltezin të fshijë statusin në të cilin citonte Stalinin

Ndaje në Whatsapp

Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi, ka habitur me një postim në faqen e saj në Facebook pasi ka cituar shprehjen e ish-udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovietik, Joseph Stalin.

Ndërkohë për këtë ka reaguar dhe ish militantja e Berishës, Evi Kokalari, e cila ka postuar statsin e Argitës dhe shpreh habi për këtë veprim.

“Just WOW - Jam pa fjale! Argita Malltezi Berisha ndan kuoten e Joseph Stalin.

“I believe in only one thing, the poëer of human ëill” - Joseph Stalin

Perkthimi: "Une besoj vetem tek nje gje: Pushteti i vullnetit njerezor" – shkruan Kokalari në Facebook.

Por kjo habi e Kokalarit ka detyruar Argitën që ta fshijë statusin nga faqja e saj. Në fakt duket e paksa  i çuditshëm ky frymëzim që ka marrë Argita nga shprehja e Stalinit, aq më tepër këto kohë kur përflitet se mund të marrë drejtimin e Rithemelimit.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme