Politika 28 May 2024, 18:46 Nga VNA

“Duhet organizim më efikas i opozitës”, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë

Ndaje në Whatsapp
“Duhet organizim më efikas i opozitës”, Meta: Ky regjim do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se përgjegjësi i vetëm për korrupsionin në Shqipëri është Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, Meta teksa komentoi rezolutën e PS antikorrupsion, tha se detyra e vetme e opozitës është që të vazhdojë betejën pa kompromis.

Meta u shpreh se ky regjim ka nevojë për një të shtyrë që të rrëzohet në greminë dhe “këtë të shtyrë, nuk do t’ja kursejmë”.

“Jemi të qartë, i vetmi përgjegjës në Shqipëri për të gjithë këtë korrupsion galoponte është ai që kontrollon timonin dhe gjitha tepsitë që quhet Edi Rama. Kështu që ai ta gëzojë komisionin, detyra e opozitës është të vazhdojë betejën e saj të pa kompromis.

Betejë e pandalshme deri në çrrënjosjen e këtij regjimi dhe ky regjim do bjerë një greminë, do një të shtyrë dhe ne këtë të shtyrë nuk do ja kursejmë”, tha Ilir Meta.

Ndërsa i pyetur pse nuk po zhvillohen takime me partitë opozitare për aksionin kundër qeverisë, Meta kishte këtë përgjigje:

“Partia e Lirisë është në krye të aksionit opozitar, çdo ditë. E ka nisur nga vetja vazhdon të përmirësojë organizimin e saj përballë një makinerie që duhet shpartalluar me çdo çmim dhe kjo kërkon një organizim me efikas  se deri tani”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme