Politika 28 May 2024, 14:07 Nga VNA

Shtyrja e gjyqit për Belerin/ "Kathimerini": Po synojnë ta veshin me mantel "parregullsie".

Ndaje në Whatsapp
Shtyrja e gjyqit për Belerin/ "Kathimerini": Po synojnë ta

Një ditë pas shtyrjes së gjyqit të Fredi Belerit ka ardhur dhe reagimi nga mediat greke. Në një artikull të "Kathimerini" thuhet se po synohet minimi i kandidaturës së Belerit. Artikulli shton se krijimi i pengesave synon edhe veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin që qeveria e kryeministrit Rama po projekton në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit.

“Në një vendim që synon të minojë kandidaturën me Demokracinë e Re në zgjedhjet europiane të kryebashkiakut të burgosur etnik grek të Himarës, drejtësia shqiptare ka transferuar seancën e parë të apelit të Fredi Belerit në Gjykatën e Apelit për më 7 qershor. Duke qenë se procedurat nuk do të shterohen me një seancë, është fare e qartë se apeli do të vendoset pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 9 qershor. 

Krijimi i pengesave duket se synon edhe veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin që qeveria e Edi Ramës po projekton në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit. Madje, është fare e qartë se Rama po pret nëse Beleri do të zgjidhet në zgjedhjet europiane dhe nëse po, çfarë renditje do të arrijë. Zgjedhja e mundshme e Belerit në një nga pozicionet kryesore të listës së kandidatëve europianë të ND-së, qoftë edhe nga burgu, do të jetë një tjetër problem për kryeministrin shqiptar”,- shkruan media greke.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme