Politika 29 May 2024, 13:57 Nga VNA

Reforma zgjedhore/ Bardhi mbledh grupin, Noka kundër

Ndaje në Whatsapp
Reforma zgjedhore/ Bardhi mbledh grupin, Noka kundër

Deputetët e Rithemelimit kanë nisur mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi. Sot pritet të merret vendimi për pjesmarrjen ose jo në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, propozim i Edi Ramës dhe që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Mbledhja ka nisur me debate pro dhe kundër. Dhurata Çupi dhe Gazment Bardhi duket se përkrahin idenë për të marrë pjesë në këtë komision. Kundër janë rreshtuar Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferri.

Flamur Noka sapo deklaroi në një intervistë televizive se Rithemelimi nuk do të votojë për këtë komision, duke përjashtuar pjesmarrjen. Këto komente zoti Noka i bëri ndërkohë që në zyrat e Kuvendit vijon mbledhja ku ka zëra pro dhe kundër pjesmarrjes në këtë komision.

Nesër në seancën plenare pritet të konstituohet pjesmarrja dhe drejtimi i këtij komisioni. Nuk dihet nëse ka ftesë për deputetët e grupit të Lulzim Bashës. Në opinionin publik, komisioni që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj ka nisur të identifikohet si “komisioni anti-Spak”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme