Politika 28 May 2024, 20:28 Nga VNA

PS nuk humb kohë, voton Komisionin e Posaçëm në seancën e të enjtes

Ndaje në Whatsapp
PS nuk humb kohë, voton Komisionin e Posaçëm në

Një ditë pasi në Kuvend u miratua vetëm me votat e mazhorancës rezoluta antikorrupsion dhe mirëqeverisje, Partia Socialiste nuk ka humbur kohë.

Në rendin e ditës së seancës parlamentare të së enjtes është futur edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm.

Kujtojmë se pas më shumë se pesë orësh debat, Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme