Politika 29 May 2024, 15:42 Nga VNA

Merret vendim/ Rithemelimi nuk do të votojë pro Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Ndaje në Whatsapp
Merret vendim/ Rithemelimi nuk do të votojë pro Komisionit të

Nesër pritet që të kalojë në Kuvend për votim komisioni i Posaçëm për Antikorrupsionin.

Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi deklaroi se  nuk do të votojë krijimin e Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion pasi mazhoranca nuk është konsultuar me to.

Bardhi tha se duan ti përdorin për propagandë: "Ne nuk bëhemi pjesë e propagandës së Edi Ramës që tallet me këtë çështje nuk bëhemi. Ne jemi seriozë në luftën kundër korrupsionit dhe do ta bëjmë këtë. Rama bën propagandë, le të vazhdojë, ne do ta përballemi me fakte. Ne do të jemi të vërtetë dhe realë në luftën kundër korrupsionit që është interesi më i madh i qytetarëve. Nuk ka patur asnjë konsultim, kanë bërë çdo gjë fakt të kryer. "

Flamur Noka, deklaron se nuk mund të ulen në një tryezë me ata të cilët i kanë akuzuar për korrupsion apo abuzime me tenderat dhe PPP-të.

Vendimi i Rithemelimit për të votuar kundër u be publik pas mbledhjes se grupit nga Bardhi, edhe pse ishte Noka i cili njoftoi para mbeldhjes dhe diakutimeve që vendimi kundër ishte marrë tashmë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme