Politika 1 June 2024, 12:21 Nga VNA

Lufta duhet bërë dhe nëpër komisione. Pas Bardhit dhe Çupit edhe një deputet tjetër i PD deklarohet “pro” pjesmarrjes në komisionin e posaçëm të reformës

Ndaje në Whatsapp
Lufta duhet bërë dhe nëpër komisione. Pas Bardhit dhe

"Nëse do mendim tim personal, lufta duhet të bëhet qoftë dhe nëpër komisione. Pavarësisht se kemi votuar kundër. Në momentin që kemi dalë nga parlamenti s’na ka dalë mirë, as në 2017, kur na u dha një grusht i fortë. Pavarësisht kritikave që kemi e mosdakordësisë, mendoj se një komision i tillë pa duar nuk duhet të lihet, sepse do bëhet mashë e fortë për të goditur sistemin e drejtësisë", kështu ka deklaruar deputeti i PD Saimir Korreshi.

Në këtë mënyrë ai i është bashkuar zërave brenda grupit të deputetëve të Gazment Bardhit për të qenë pjesë e komisionit të posaçwm të reformës. Vetë zoti Bardhi dhe deputetja Dhurata Çupi lanë të kuptohet se janë pro idesë për t’u bërë pjesë e komisionit që pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Por zërat e tyre u mbytën, vetoja e grupit të deputetëve të Rithemelimit që nuk e pranuan idenë e një bashkëpunimi të ri me deputetët e PS. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe deputetja Tabaku që më së shumti u shqetësua për faktin se opozita nuk kishte të drejtën e bashkëkryesimit të komisionit të posaçëm të reformës.

Pritet të shihet në ditët në vazhdim se cilat do të jenë lëvizjet e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi lidhur me pjesmarrjen në këtë komision.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme