Politika 31 May 2024, 17:55 Nga VNA

Rithemelimit apo Bashës? Zekthi tregon se kujt grupimi i takon logo e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Rithemelimit apo Bashës? Zekthi tregon se kujt grupimi i takon logo e

Në një intervistë për mediat, analisti Fitim Zekthi u shpreh se legjitimiteti i drejtimit të PD-së i takon grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha. Zekthi tha se grupimi i drejtuar nga Sali Berisha është në kundërshtim me çdo normë dhe ligj.

“Shumicat nuk janë statike. Nëse mendoni se shumica është kjo, atëherë pse duhet të bëjmë zgjedhje?

Mendoj se legjitimiteti i PD i përket Lulzim Bashës. Grupimit të Rithemelimit nuk i takon logo dhe vula e PD-së. Janë një grupim që u mblodhën në një stadium, që bënë sjellje bolshevike, që sulmuan selinë, që uzurpuan selinë e PD-së”, tha Zekthi.

Sipas tij, nëse në Shqipëri ka mbetur një fije drejtësie, atëherë vendimi i 11 qershorit duhet të jetë në favor të grupimit të Lulzim Bashës.

“Pavarësisht gjithçkaje ne duhet të presim vendimin e Gjykatës dhe unë do e respektoj atë pavarësisht se çfarë do të vendoset”, tha analisti.

Lidhur me turin e Kryeministrit Edi Rama në diasporë, Zekthi tha se kjo dëshmon krizën ku ndodhet ai.

“Rama ka dështuar në çdo aspekt, por po tregon forcën me takime të tilla, duke i organizuar në stadiume apo pallate sporti. I gjithë ky lloj çekujlibrimi e bën Kryeministrin të dalë nëpër Botë. Rama ka nisur fushatën elektorale me takime të tilla”, tha Zekthi.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme