Politika 2 June 2024, 22:46 Nga VNA

Pastrim parash në ndërtimi? Rama-gazetarit italian: Do ndërtojmë shumë më shumë kulla

Ndaje në Whatsapp
Pastrim parash në ndërtimi? Rama-gazetarit italian: Do

Gjatë intervistës për emisionin ‘Report’ të Rai3, Edi Rama u pyet nga gazetari Italian për pastrimin e parave në Shqipëri, kryesisht me biznesin e ndërtimit në Tiranë. Gazetari italian i ka thënë Ramës se në Tiranë, nga 3.7 miliardë euro që janë futur në sektorin e ndërtimit, vetëm 800 milionë janë qarkulluar përmes sistemit banker.

Por Rama shmangu përgjigjen vetëm duke e mohuar dhe vijoi duke thënë se ky është vetëm fillimi i ndëtimit të kullave në Tiranë. Pas 5 vitesh, ka thënë Rama, do të ketë shumë më shumë kulla se sot.

Pjesë nga intervista:

Rai3: Duke folur për fakte, Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat...

KM: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.

Rai3: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.

Rai3: Të dhënat zyrtare.

KM: Jo, nuk është e vërtetë.

Rai3: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.

KM: Jo. Po ju them diçka

Rai3: Është nga operatori juaj elektrik.

KM: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme