Politika 3 June 2024, 14:49 Nga VNA

Bardhi reagon për investigimin e Rai3: Grupi i PD do kërkojë zhvillimin e një debati parlamentar për këtë çështje

Ndaje në Whatsapp
Bardhi reagon për investigimin e Rai3: Grupi i PD do kërkojë

Kryetari i grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi thotë se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe autoritetet e drejtësisë duhet ta marrin atë nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar.

Sipas Bardhit “lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar”.

Bardhi thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje.

“Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi”, thuhet ne reagimin e Gazment Bardhit.

 

Reagimi i Bardhit:

 

Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione.

Investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi, sa kohë njëriu përgjegjës, Kryeministri Edi Rama, vijon në papërgjegjshmërinë e tij, të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Edhe gazeta serioze BILD konfirmon se hetuesit gjerman dyshojnë për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës në Hanovër, veprimtari kriminale kjo e lidhur me ngritjen e laboratorit të Xibrakës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.

Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi!

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme