Politika 5 June 2024, 14:07 Nga VNA

“S’mund të flasim për grupe si Ndrageta”, Rama dhe Meloni komentojnë Rai 3/ "Nuk kompromentojmë marrëdhëniet"

Ndaje në Whatsapp
“S’mund të flasim për grupe si Ndrageta”, Rama dhe

Në konferencën me Kryeministren italiane Meloni, Kryeministri Rama kritikoi shkrimet e mediave italiane duke iu referuar dokumentarit të Rai3. Sipas Ramës mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta.

"Nuk mund të flasim për grupe të ngjashme me Ndragetën apo Cosa Nostaa. Shpreh shqetësim për gjysmë të vërtetat që janë thënë në Itali." u shpreh Rama

Koment duke i dalë në krah Ramës bëri dhe Meloni e cila theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.

"Pavarësisht suksesit të marrëveshjes, përfshihet vendi për këtë përbaltje. Rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit. Shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje. Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj propozimeve që realizojmë. S’mund të rrezikojmë dhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë." u shpreh Meloni.

Kryeministrja italiane Meloni ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për ndihmën që i kanë dhënë vendit të saj në lidhje me zgjidhjen e situatës me emigrantët, ku komentoi dhe sulmet pas marrëveshjes.

"Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk  është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme