Politika 4 June 2024, 20:00 Nga VNA

Komisioni për sistemin TIMS, PS vendosi që Balla dhe Rrumbullaku të dëshmojnë me dyer të mbyllura

Ndaje në Whatsapp
Komisioni për sistemin TIMS, PS vendosi që Balla dhe Rrumbullaku

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku dëshmuan ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtuesi i Departamentit të IT, Ervin Muça.

I pari që u mor në pyetje për 3 orë me rradhë ishte ministri Balla, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm, ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara. Në këtë mbledhje ishin vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie, duke hedhur poshtë kërkesën e Salianjit për të pasur një seancë publike.

Pas Ballës ishte rradha e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Kërkesës së Salianjit që seanca me Rrumbullakun të zhvillohej me dyer të hapura, nuk iu përgjigjën depuetët e PS, të cilët pas disa përplasjesh me kreun e Komisionit, vendosën në shumicë votash që marrja në pyetje të vijonte me dyer të mbyllura.

Ndërsa vet Rrumbullaku u shpreh se përgjigjet e tij do ishin në varësi të zhvillimit të Komisionit, nëse do zhvillohej publikisht do fliste vetëm për informacione që nuk ishin të klasifikuara.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme