Politika 6 June 2024, 10:11 Nga VNA

Rithemelimi proteston pas dëshmive të Rai 3, mazhoranca në Kuvend për 2 Komisione, policia merr masa

Ndaje në Whatsapp
Rithemelimi proteston pas dëshmive të Rai 3, mazhoranca në Kuvend

Pas reportazhit të Rai 3 ku faktoheshin lidhjet e kryeministrit Rama me mafian, opozita do të protestojë para Kuvendit, ndërkohë që do të zhvillohet seanca parlamentare.

Protesta do të nisë në të njëjtën orë me seancën çka ka detyruar deputetët e mazhorancës të jenë më herët në Kuvend. Në seancën e sotme në parlament pritet që të ngrihen dy Komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin.

Policia ka marrë një sërë masash për të parandaluar incidentet.

Rreth 400 efektivë nga Policia e Tiranës (efektivë të rendit, forcat Shqiponja, agjentë) dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (FNSH) janë angazhuar për mbarëvjatjen e protestës para parlamentit. Masat janë marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në koordinim me DVP Tiranë. Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente. Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme