Politika 5 June 2024, 19:34 Nga VNA

Selami Xhepa komenton programin e PD: Korrekton dështimet e sistemit tonë ekonomik

Ndaje në Whatsapp
Selami Xhepa komenton programin e PD: Korrekton dështimet e sistemit

Profesor Selami Xhepa, i pranishëm në tryezën e parë të organizuar lidhur me diskutimin e programit të Partisë Demokratike, tha se oferta e paraqitur korrekton dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite.

Xhepa, një nga ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend, tha se programi i PD-së është parimor, që mbështetet mbi principe.

“Ky program mbështetet edhe mbi principet e një të djathte konservatore, sepse merret me pronën, merret me madhësinë e shtetit, sa i madh duhet të jetë shteti dhe sa duhet të jetë raporti i shtetit me individin, merret me familjen dhe këto janë principet themelore të një force të djathtë politike konservatore. Dhe unë personalisht i gjej këto element të mishëruar më së miri në këtë program. Së dyti, është pikëpyetje e përhershme a është i realizueshëm dhe madje shpesh herë dhe në bisedat e analistëve që bëhen darkave, është që “jo është program i mirë por nuk është i realizueshëm, se këtej kemi ulje taksash, këtej kemi rritje shpenzimesh””, tha Xhepa.

Sipas tij, realizimi i një programi është në rradhë të parë çështje e një bindje të thellë politike dhe çështje e vendosjes së prioriteteve strategjike që adreson një forcë politike. Dhe në këtë kuptim, Xhepa tha se e quan një program të realizueshëm.

“Është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm. Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lirë”, u shpreh ai.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme