Politika 4 October 2024, 20:56 Nga VNA

Protesta e 7 tetorit, çfarë kërkuan kryetarët e degëve të PD në mbledhjen e sotme

Ndaje në Whatsapp
Protesta e 7 tetorit, çfarë kërkuan kryetarët e

Në selinë e PD pasditen e sotme u zhvillua një takim ku është diskutuar për organizimin e protestës së 7 tetorit. Në takim kanë marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.

Bëhet me dije se kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.

Ndërsa Noka është shprehur se e hëna është dita e protestës për asgjesimin e zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë.

Të hënën 7 Tetor 2024, ora 18:00 PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme