Politika 4 October 2024, 18:21 Nga VNA

Zëvendësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese: A po shkel Spiropali Kushtetutën… dhe një lajm i VOA për mandatin e Holta Zaces

Ndaje në Whatsapp
Zëvendësimi i vakancës në Gjykatën Kushtetuese: A po

Elisa Spiropali nuk do t’i japë emrin e saj vetëm servilizmit pa fre ndaj shefit të madh. Me gjasë, gjurmë më të fortë ajo do lerë në shkeljen e Kushtetutës gjatë procesit të zëvendësimit të Elsa Toskës pas dorëheqjes së saj si  anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo jo për emrin e ri për të cilin, kushdo qoftë Partia Socialiste i ka votat për ta zgjedhur, por për grykësinë e Elisës që shkon përtej emrit dhe prek kohëzgjatjen e mandatit.

VNA raportoi dy ditë më parë për shkeljen e kryetares së Kuvendit lidhur me shpalljen e vendimit për vakancën në GJK duke e zgjatur mandatin e të dorëhequrës Elsa Toska nga 2025 në 2028. Siç dhe pritet të ndodhë, praktika që Kryetarja e Kuvendit po ndjek për vendin vakant do të zbatohet dhe për dy anëtaret e tjera të Gjykatës Kushtetuese, mandati i të cilave përfundon në vitin 2025. Bëhet fjalë për kryetaren Holta Zace dhe anëtaren Sonila Bejtja.

Pa hyrë në shumë detaje juridike të cilai i kemi publikuar në shkrimin e një dite më parë, sot po sjellim për publikun linkun e lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës ditën e emërimit të Holta Zaçes si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet qartë se mandati i saj është i pjesshëm dhe përfundon në vitin 2025.

Linku i lajmit të VOA

https://www.zeriamerikes.com/amp/6970480.html

Ndoshta dëshira e zonjës Zaçe dhe ndonjë tjetri për të zgjatur mandatin, e kombinuar me zellin e Spiropalit për t’i shërbyer shefit të madh, janë arsye të forta për të shkelur Kushtetutën, e cila trajtohet tashmë si letër bakalli. Por ajo që mbetet e habitshme është se si ekspertët e ligjit, media dhe politikanët e opozitës (përveç Jorida Tabakut) kanë mbyllur sytë përballë kësaj tentative flagrante, që në rastin më të mirë mund të ishte konsideruar si pakujdesi. Por pas dy më shumë se mosvëmendje vjen era e një pazar të prapaskenës politke, nga ato “marrëveshje” në fakt që zhvlerësojnë çdo betejë opozitare në parlament… dhe në rrugë.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme