Politika 3 October 2024, 18:21 Nga VNA

Me bekimin e BE-së e SHBA-ve, SPAK, Kushtetuese, Gjykata e Larta refuzojnë të ulen në tavolinë me Xhafajn

Ndaje në Whatsapp
Me bekimin e BE-së e SHBA-ve, SPAK, Kushtetuese, Gjykata e Larta

Institucionet e larta të drejtësisë në vend po refuzojnë njëri pas tjetrit pjesëmarrjen në komisionin e njohur si “Xhafaj”. Sot, Gjykata e Lartë zyrtarisht ka refuzuar të marrë pjesë në komisionin e posaçëm, në një lëvizje thuajse sinkron me Gjykatën Kushtetuese, e cila e bëri të njëjtën gjë një ditë më parë.

VNA raportoi që më 15 shtator se edhe Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të marrë pjesë në komisionin “Xhafaj”, i cili, edhe pse i prezantuar si një komision reformues, nuk i fshehu synimet e vërteta: ato të vendosjes së institucioneve të drejtësisë, kryesisht SPAK, nën kontroll politik. Prokuroria e Posaçme ishte e para që refuzoi pjesëmarrjen në këtë komision disa javë më parë, e më pas institucione të tjera si ILD, Prokuria e Përgjithshme, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhanë përgjigje negative, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e komisionit. Kryetari i tij, Fatmir Xhafaj, së fundmi është përballur me kundërshtime të qarta dhe të forta nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së për çdo përpjekje për të ndërhyrë në mandatin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Mesa duket, reagimi i sotëm i sinkronizuar ka pasur një dirigjent të vetëm. Institucionet e drejtësisë janë ndërtuar me bekimin dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të partnerëve euroatlantikë. Si të tilla, çdo përpjekje për t’i vënë nën kontroll politik nuk pritet mirë nga përfaqësuesit e këtyre selive diplomatike. Aktiviteti dhe produkti i këtyre institucioneve mund të mos përmbushë pritshmëritë e publikut shqiptar, por padyshim që çdo ndikim i shtuar i politikës nuk do të sjellë asnjë përmirësim të dukshëm.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme