Politika 3 October 2024, 11:08 Nga VNA

Rama operohet për hernie ingunale

Ndaje në Whatsapp
Rama operohet për hernie ingunale

 

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Diagnoza është hernie ingunale dhe operacioni është kryer në shërbimin e Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", nga doktor Arben Gjata. Ky i fundit është i pandehur për koncension e sterilizimit. Burimet për VNA bëjnë me dije se pas operacionit kreu i qeverisë ndodhet tek reanimacioni kirurgjikal, procedurë rutinë tani paos ka mbaruar ndërhyrja. Sipas të njëjtave burime i gjithë pavionin është nën mbikqyrje të fortë të policisë dhe Gardës, teksa mësohet gjithashtu se të gjitha operacionet e tjera janë shtyrë.

Në një reagim për media, QSUT bën me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme