Politika 2 October 2024, 16:12 Nga VNA

I sekuestrojnë celularin për ekspertizë/ Bardhi pas daljes nga SPAK: Personat zyrtarë të lartë që dalin në SKY ECC ose grupe kriminale

Ndaje në Whatsapp
I sekuestrojnë celularin për ekspertizë/ Bardhi pas daljes nga

Kreu i grupit parlamentar, Gazmend Bardhi, pas daljes nga SPAK tha për mediat ndër të tjera se SPAK duhet të zbardhë sa më parë këtë çështje pasi është tejet e rëndë që një deputet të shantazhohet. I pyetur nga mediat për autorët, Bardhi tha se nuk kishte të dyshuar por me siguri ndonjë zyrtar i lartë i dalë në SKY ECC ose anëtar të grupeve kriminale Gazment Bardhi: Menjëherë sapo jam njohur me këto mesazhe kam vënë në dijeni SPAK, pasi kam menduar se kjo çështje ka të bëjë edhe me kredibilitetin e Prokurorisë së Posaçme”, tha Bardhi, duke shtuar se mesazhet me përmbajtje të rremë synonin të shantazhonin një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Ai format me ato procesverbale nuk ekzistojnë ne përgjimet zyrtare te Sky ECC qe administron SPAk. Po mbledh edhe të dhënat qe publikohen ne mediat qe pasqyrojnë këto të dhënat me dashje apo pa dashje(procesverbalet) pjesë e skemës shantazhuese ndaj deputetit. SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme për të identifikuar nga ka ardhur mesazhi për të identifikuar edhe autorët e këtij krimi të rëndë dhe motivet. Kam besim në zbardhje. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jenë ata që kanë nisur mesazhet, por Qëllimi i tyre ishte shantazhimi i një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk shantazhohem për mbrojtje te interesit publik. SPAK ka marrë të gjitha të dhënat të zbardh autor dhe dyshimet. Qëllimi i tyre ka qenë të shantazhojnë me prodhime lajme te treme. Do vazhdoj të bej detyrën time. Zbardhja në interes te SPAK. Askush nuk mund të prodhohen lajme të rreme dhe t'ia faturohet SPAK. Personat qe kanë kryer ketë veprim kriminal kanë subjekte te krimit organizuar ose persona te larte qe dalin ne SKYECC.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme