Politika 1 October 2024, 14:22 Nga VNA

Ervin Salianji - Apel në Gjykatën e Lartë: Denoncimi si detyrë politike, kërkon ndërprerjen e ekzekutimit të dënimit

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji - Apel në Gjykatën e Lartë: Denoncimi si

Ish-deputeti Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burgim për dosjen "Babale", i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për pezullimin e vendimit. Salianji thekson para Gjykatës së Lartë se ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit po cënon rëndë të drejtat e tij dhe se denoncimin ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e ka kryer në përmbushje të funksionit të tij politik dhe të lirisë së shprehjes.

"Duke pasur parasysh që si në kohën e kryerjes së denoncimit, ashtu edhe aktualisht, ai ka qenë deputet i Partisë Demokratike, deklaratat e tij duhet të vlerësohen në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij politik dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, në vendimet e saj, ka argumentuar se procedimi penal përbën një ndërhyrje në lirinë e këtyre subjekteve për t'u shprehur, duke theksuar se, për një politikan, liria e shprehjes është veçanërisht e rëndësishme dhe kërkon argumente tepër të forta për të justifikuar ndërhyrjen në këtë të drejtë," thuhet në kërkesën e paraqitur.

Më tej, avokati i Salianjit, Ledio Braho, thekson se "Referuar jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës së Lartë, në raste të ngjashme, është marrë parasysh momenti i bërjes së këtyre deklarimeve, konteksti politik i tyre, dhe veçanërisht, përballja politike në vend."

Sipas avokatit, vendimi për të dënuar Salianjin ka pasoja të rënda dhe është i pajustifikuar. "Është e qartë se ky vendim ka pasoja shumë të rënda për të dënuarin, pasi ekzekutimi i menjëhershëm i tij do të sjellë përfundimin e mandatit të deputetit dhe do të pengojë kandidimin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ku zoti Salianji është caktuar si drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit. Një element tjetër i rëndësishëm që duhet marrë parasysh nga Gjykata e Lartë është fakti se vepra penale e supozuar ka ndodhur në maj të vitit 2018, pra më shumë se 6 vite para vendimit përfundimtar. Kërkuesi ka marrë pjesë në të gjitha seancat gjyqësore dhe nuk ka shmangur ekzekutimin e vendimit, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar dhe humbjes së aktualitetit të këtij dënimi në lidhje me funksionin e tij parandalues," theksohet në kërkesë.

Duke u bazuar në këto dhe argumente të tjera, avokatët kërkojnë nga Gjykata e Lartë pezullimin e vendimit.

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme