Politika 1 October 2024, 15:56 Nga VNA

Ambasada Britanike: Dhuna s'ka vend në demokraci

Ndaje në Whatsapp
Ambasada Britanike: Dhuna s'ka vend në demokraci

Djegia e karrigeve nga deputetët opozitarë është dënuar edhe nga Ambasada Britanike. Pas BE dhe SHBA,  ambasada britanike në Tiranë ka deklaruar se : “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, teksa shton se “nevojiten procese paqësore parlamentare”. Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë nxit faktorin politik për dialog konstruktiv. Reagimi Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada britanike nxit të gjithë partitë politike në Shqipëri të përfshihen në dialog konstruktiv dhe në procese paqësore parlamentare. Ambasada britanike dënon aktivitetin që kërkon të minojë këto principe dhe mbetet e angazhuar të ndihmojë njerëzit dhe demokracinë në Shqipëri”.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme