Politika 2 October 2024, 18:11 Nga VNA

 “PS dhe PD bëjnë sikur zihen”, Lapaj komenton arrestimin e Salianjit: U tradhëtua nga partia e vet

Ndaje në Whatsapp
 “PS dhe PD bëjnë sikur zihen”, Lapaj komenton

Duke komentuar kaosin e para disa ditëve në Kuvend, kryetari i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, tha se maxhoranca dhe opozita sipas tij bëjnë sikur zihen, por bëhen bashkë për interesa.

“Këta bëjnë sikur zihen dhe bëhen bashkë për interesa. U bënë bashkë dhe amnistuan të korruptuarit, që ishin dënuar nga SPAK. U bënë bashkë për Kodin Zgjedhor, që ta mbajnë peng. U bënë bashkë për rritjen e rrogave, nga 1.5 milionë lekë të vjetra i çuan 3 milionë. Nuk bëhen bashkë për rritjen e pagave të qytetarëve ose pensionet. Kjo është strategji për të mbajtur dualitetin” - tha ai.

Ndërsa sa i përketë arrestimit të Salianjt, Lapaj tha se deputeti demokrat është tradhëtuar nga Partia Demokratike.

“Po të ziheshin për Salianjin, do ziheshin përpara se të jepej vendimi. Salianji është i tradhtuar nga kjo betejë nga PD. Atë e tradhtoi gjithë partia e vet. Kur ai bënte betejën, ata ziheshin se kush merrte ndonjë pozicion. Më vjen keq për Ervin Salianjin, se e njoh, është djalë luftarak”, tha Lapaj.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme