Politika 3 October 2024, 08:57 Nga VNA

Seanca plenare/ Deputetët e opozitës të përjashtuar. Ndalohen nga Garda

Ndaje në Whatsapp
Seanca plenare/ Deputetët e opozitës të përjashtuar.

Deputetët e opozitës tentuan të hyjnë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pak minuta përpara fillimit të seancës plenare, por u ndaluan nga Garda e Republikës. Incidenti vjen një ditë pasi 24 deputetë u përjashtuan nga Këshilli i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku para godinës së Kuvendit iu vu flaka karrigeve dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Elisa Spiropali.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe deputeti demokrat Bledion Nallbati u përjashtuan nga punimet e Kuvendit për 60 ditë. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjithashtu u përjashtua për dy muaj, ndërsa 20 deputetë të tjerë u ndëshkuan me 40 ditë përjashtim. Deputeti Edi Paloka u përjashtua për 10 ditë kalendarike nga jeta parlamentare.

Përjashtimet erdhën pas incidenteve të dhunshme që kanë ndodhur jashtë ambienteve të Kuvendit, duke përkeqësuar më tej tensionet politike në vend.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme