Politika 4 October 2024, 17:30 Nga VNA

Mesazhet kërcënuese në telefonin e Bardhit/ Berisha: Duan ta shantazhojnë pasi ka komunikimet e Ballës me eksponent të krimit

Ndaje në Whatsapp
Mesazhet kërcënuese në telefonin e Bardhit/ Berisha: Duan ta

Në konferencën për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha, komentoi mesazhet intimiduese që janë dërguar me emrin e Ervis Martinajt që iu janë dërguar Gazment Bardhit në aplikacionin Signal nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Kreu i PD u shpreh se Bardhi nuk është financuar kurrë nga Ervis Martianj, i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022. Sipas tij, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet dhe mesazhet i disponon Gazment Bardhi, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini.

Deklarata e Berishës:

Askush tjetër përveç fabrikës së trillimeve, fabrikes qeveritare të trillimeve, falsifikimeve, e cila fillon me Skapin e partisë dhe përfundon me Engjëll Agaçin, një zinxhir i tërë, Taulant Balla me shokë.

Konkretisht duhet një hetim jashtë cdo dyshimi se është makineria e falsifikimit, e trillimit dhe e shpifjeve që punon gjithë ditën nën kupolën qeveritare. Ai ishte një akt i shëmtuar, por që në pamje të parë dukej se ishte një trillim banal, mjeran.

Tani, si t’ia bëjmë, meqenëse dalin emrat e Taulant Ballës në dhjetëra e dhjetëra telefonata për afera kriminale nga më të rrezikshmet. Dalin emrat për implikimet e tij në vrasje. Dalin emrat e tij për nxitje, imagjino ti kur i del Nuredin Dumani, Taos si dëshmitar se nuk është ai që ka kërkuar t’i fusin revoltën në kashtë te Manahasa për t’i arrestuar.

Del Edi Rama me tre telefonata të koduar, një prej tyre të denoncuar publikisht. Del Edi Rama në sallat e gjyqeve të bandave në Belgjikë. Dalin gjykatës, prokurorë, etj, etj. Pra, çfarë mund të thuash?

Kurse meqenëse zoti Bardhi, jo vetëm Bardhi i disponon këto, ata i ka kapë tmerri, ndaj dhe donin të nxirrnin se qenka financuar me 100 mijë euro nga Vis Martini.

Dhe u pa shumë qartë se ai ishte një fabrikim që mund të kishte filluar nga Skapi i partisë gjer në zyrat e Edi Ramës. Unë nuk kam besim që do zbardhet, por rëndësi ka që doli se ai nuk ka financuar kurrë Gazment Bardhin.

E vërteta është se në qoftë se ka një gjë, të cilën drejtësia duhet ta sqarojë, zhdukjen e Vis Martinit të shoqëruar në takimin e fundit me policinë e shtetit.

Të sqarojë nëse ka një lidhje kjo apo jo me zotimin e Edi Ramës se ta dimë targën dhe do e kesh personale. Ky është moment kyç që duhet hetuar, mendoj unë!

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme