Politika 4 October 2024, 15:12 Nga VNA

KLGJ: Nuk bëhemi pjesë e komisionit "Xhafaj". I bindet vetëm KLP, cakton si përfaqsues Arta Mandron e Vatë Stakajn

Ndaje në Whatsapp
KLGJ: Nuk bëhemi pjesë e komisionit "Xhafaj". I bindet

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një tjetër institucion i drejtësisë që nuk ka pranuar të dërgojë përfaqësues në komisionin "Xhafaj". Burime pranë këtij Këshilli thanë për VNA se kanë dorëzuar pranë Kuvendit disa propozime për ndryshime ligjore dhe presin që këto të shqyrtohen, duke qenë të gatshëm të japin propozime apo mendime. Ndërkohë, kanë caktuar një pikë kontakti me Kuvendin, por kanë refuzuar të dërgojnë përfaqësues në Komision. I vetmi institucion që deri më tani ka vendosur të ulet në tavolinë me arkitektin e reformës, Fatmir Xhafaj, i cili po tenton të vërë nën kontroll institucionet e pavarura, veçanërisht SPAK, është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në këtë tavolinë janë caktuar të ulen anëtarët Arta Mandro dhe Vat Stakaj. Më herët, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe ILD njoftuan se refuzojnë të bëhen pjesë e komisionit "Xhafaj".

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme