Politika 4 October 2024, 13:09 Nga VNA

Berisha: Detajet e protestës do t’i mësoni të hënën në 18:00. Fjalën e kanë qytetarët

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Detajet e protestës do t’i mësoni të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se detajet e protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet më 7 tetor, do të bëhen të ditura ditën e hënë, në orën 18:00. Ndryshe nga protestat e tjera, kjo do të zhvillohet jo përpara Kryeministrisë, por në disa rrugë të kryeqytetit. Berisha theksoi se është menduar si një protestë ku qytetarët tregojnë se janë zotër të vendit të tyre.

“Po, në tërësi është konceptuar si një protestë në të cilën qytetarët, me protestën e tyre, i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi,” tha Berisha, duke nënvizuar se kësaj here fjalën do ta kenë qytetarët, jo politikanët.

Berisha gjithashtu foli për rëndësinë e krijimit të një qeverie teknike si e vetmja rrugë për të siguruar votën e qytetarëve, duke e krahasuar me praktikat e vendeve të tjera si Greqia.

“Pa qeveri teknike, vota e qytetarëve ka vdekur pa hyrë në kuti. Ndaj për mbrojtjen e votës le të shkojmë në qeveri teknike, siç kanë bërë Greqia dhe disa vende të tjera,” deklaroi Berisha.

Protesta pritet të jetë një test i forcës për opozitën dhe një përballje me regjimin aktual qeverisës, sipas fjalëve të Berishës.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme