Politika 4 October 2024, 10:18 Nga VNA

Fotoja me Trump, Këlliçi ironizon Ramën dhe Bashën, por nuk tregon nëse ka folur për nongratën e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Fotoja me Trump, Këlliçi ironizon Ramën dhe Bashën, por

Pas gati dy javësh vizitë në SHBA, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka arritur të sigurojë një foto me Donald Trump. Në një postim në Facebook, zoti Këlliçi falenderon Trump që gjeti kohë, pavarësisht fushatës së ngjeshur, për të dëgjuar rreth Shqipërisë. Megjithatë, ai nuk zbulon detaje se cilat shqetësime specifike ka ndarë me kandidatin për President të SHBA.

Në mënyrë ironike, Këlliçi ka shkruar se nuk ka paguar asnjë lek për foton, duke theksuar “0 lek, vetëm një buzëqeshje”. Kjo duket të jetë një referencë ndaj fotove të Edi Ramës me Obamën dhe Lulzim Bashës me Trump, për të cilat janë paguar mijëra euro dhe kanë qenë objekt hetimesh. Përveç çështjes së pagesës, kritikat për foto të tilla shpesh lidhen me pyetjen nëse ia vlen gjithë ky mundim për një foto që nuk ka ndonjë vlerë të madhe për të motivuar shqiptarët. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse zoti Këlliçi ka diskutuar me Donald Trump për çështjen e shpalljes “non grata” të Sali Berishës, vendim ky i marrë gjatë administratës së Trump ndaj kryetarit demokrat.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme