Politika 4 October 2024, 14:36 Nga VNA

Meta për kreun e ri të Policisë: Ndërrim emrash. Kontrollohet nga Rama

Ndaje në Whatsapp
Meta për kreun e ri të Policisë: Ndërrim emrash.

 

Emërimin e Ilir Prodës në krye të policisë, Meta tha se ajo kontrollohet nga Edi Rama. “Në krye të policisë së shtetit është Edi Rama. Nuk kanë asnjë rëndësi ndërrimet e drejtuesve”, tha ai.

Lidhur me ngjarjet e djeshme në Kuvend, Meta deklaroi se “qëllimi i Edi Ramës është të mos ketë opozitë në Shqipëri dhe pa asnjë diskutim që burgosja politike e deputetit të nderuar zotit Salianji, jo vetëm që nuk do të ndërpresë denoncimet por do të rrisë më tej zemëratën jo vetëm deputetëve, por qytetarëve”.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi sot poshtërim të pensionistëve indeksimin e pensioneve nga qeveria Rama me 4.1%.

Indeksimi i pensionit me 4.1% është poshtërimi më i madh që Rama iu bën pensionistëve, që nga 1 nëntori do iu shtrenjtohet produkti bazë buka”, deklaroi Meta.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme