Politika 4 October 2024, 20:30 Nga VNA

“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha: Protesta nis më 7 tetor dhe nuk do të ndalet

Ndaje në Whatsapp
“Betejë për jetë a vdekje”, Berisha: Protesta nis

Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka quajtur protestën që do mbahet në 7 tetor si beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Në fjalën e tij para mbështetësve poshtë ballkonit të shtëpisë, Berisha tha se kjo beterjë është për jetën ose vdekje dhe se do fillojë të hënën dhe nuk do të ndalet.

“7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë. Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brëndshënm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë. Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të eksiztencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. Edi Rama kjo beterjë është për jetën ose vdekjen e votës së lirë. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Edi Rama dihe mirë, se fillon të hënën dhe nuk ndalet kurrë deri në rikthimin e votës së lirë. Ky është mision i shenjtë, mision demokratik, kushtetues dhe kombëtar– u shpreh Berisha.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme