Kronika 28 October 2024, 09:46 Nga VNA

Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët me mbetje të dyshuara toksike

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët me mbetje të

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e 102 kontejnerëve të mbushur me mbetje të dyshuara toksike, të cilat kishin si destinacion Tajlandën, por u kthyen pas refuzimit nga ky vend. Ngarkesa, e nisur nga porti i Durrësit në korrik të këtij viti, përmbante mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike dhe u bë objekt shqetësimi ndërkombëtar pasi organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’, me seli në Seattle, dha alarmin mbi përmbajtjen e saj të rrezikshme.

Pas kthimit të kontejnerëve në Shqipëri, autoritetet shqiptare vendosën të veprojnë, duke e kaluar çështjen për hetim dhe duke lënë të hapur mundësinë e masave të mëtejshme në varësi të rezultateve të hetimeve. Prokuroria është tani përgjegjëse për përcaktimin e procedurave që do të ndiqen për këtë ngarkesë të dyshimtë dhe për të vlerësuar nëse ajo përbën një kërcënim për mjedisin dhe shëndetin publik.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme