Kronika 26 October 2024, 15:43 Nga VNA

Tentoi të digjte prindërit në Fier, gjykata çon në spitalin psikiatrik 42-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të digjte prindërit në Fier, gjykata çon në

Trupi gjykues vendosi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i cili dyshohet se tentoi të digjte prindërit e tij. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku prindërit e tij, Shaqir dhe Selside Sulejmanaj, shpëtuan fatmirësisht.

Sulejmanaj doli sot para gjykatës për të marrë njohuri mbi masën e sigurisë. Seanca filloi me një vonesë prej 30 minutash dhe u drejtua nga gjyqtarja Miranda Naka, me avokatin Ervis Hajdarmataj. Gjatë pyetjeve, Sulejmanaj nuk ka pranuar asnjë akuzë. Pas dëgjesës së akuzës dhe mbrojtjes, gjyqtarja Naka vendosi shtrimin e tij në spital psikiatrik.

 

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme