Kronika 25 October 2024, 13:54 Nga VNA

Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkesë Apelit të Posacëm të dënohet Alqi Bllako, rëndojnë pozitën e ish-ministrit Koka

Ndaje në Whatsapp
Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkesë Apelit të Posacëm

Në Gjykatën e Apelit të Posacëm u zhvillua  seanca ndaj të pandehurve për inceneratorin e Ebasanit, mes të cilëve ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

Prokurorët e Posacëm kërkuan në seancë prishjen e vendimit të GJKKO që e cilësoi të pafajshëm Alqi Bllakon për shpërdorim detyre dhe kërkuan dënimin e tij me 4 vite burgim, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar i reduktohet në 2 vite e 8 muaj.

Prokurorët kërkuan për ish-ministrin Koka ti shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Lefter Koka është dënuar nga GJKKO me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme