Kronika 26 October 2024, 11:21 Nga VNA

Tentoi të kalonte drejtë Greqisë me rreth 12 mijë euro të padeklaruara, procedohet 55-vjeçarja

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të kalonte drejtë Greqisë me rreth 12 mijë euro

Një 55-vjeçare banuese në Greqi është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës me 11,800 euro të padeklaruara.

Shtetasja, me inicialet E.R., nuk kishte bërë deklarimin e shumës së parave që kishte me vete, duke shkelur ligjin për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Udhëtonte drejt Greqisë dhe nuk deklaroi shumë e eurove që kishte me vete, procedohet penalisht 55-vjeçarja.

Sekuestrohen 11 800 euro që 55-vjeçarja kishte me vete.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R.,  ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme