Kronika 26 October 2024, 14:47 Nga VNA

Kishin mbjell plantacion me 1500 bimë marijuana, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

Ndaje në Whatsapp
Kishin mbjell plantacion me 1500 bimë marijuana, arrestohen 3

Garda Civile e Mequinenza në Spanjë ka realizuar operacionin “MEFA”, duke zbuluar një plantacion me mbi 1500 bimë marijuanë në komunën e Fayón. Operacioni çoi në arrestimin e tre shqiptarëve mes tyre dhe një i mitur, si të dyshuar për krime kundër shëndetit publik dhe anëtarësim në grup kriminal.

Plantacioni u gjet në “Barranco de los lobos”, një zonë pyjore e vështirë për t'u arritur, afër lumit Matarraña. Agjentët zbuluan gjashtë tarraca me një sistem vaditjeje të avancuar, një pellg uji dhe një pompë nxjerrjeje, të gjitha të alimentuara nga një gjenerator benzine.

Përveç kësaj, në zonë u gjetën bivuakë për tharjen e lëndës, një kuzhinë dhe hapësira për pushim, duke treguar se të arrestuarit kalonin shumicën e kohës atje. Në dhomën e tharjes u sekuestruan gjashtë qese plastike me mbi 36 kilogramë marijuanë.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme