Kronika 27 October 2024, 10:49 Nga VNA

Kishte një lidhje me gruan e tij, 78 vjeçari italian vret shtetasin shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Kishte një lidhje me gruan e tij, 78 vjeçari italian vret shtetasin

Një 45-vjeçar shqiptar dje mbeti i vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian, 78 vjeç. Viktima u identifikua si shtetasi Dritan Hakaj ndërsa autori Walter Budri, u arrestua.

Krimi ndodhi pranë banesës së pensionistit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos në Itali. Mediat italiane shkruajnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”.

Nga hetimet e para, rezulton se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45 vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.

Ky i fundit reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur Hakajn, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por i moshuari vendosi ta ndjekë dhe bëri zbritje me ashensor. Në katin e parë u ndeshën sërish e pati një përplasje fizike mes tyre para se shtetasi italian të shkrepte armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin. Një plumb në gjoks rezultoi fatal.

Nga policia italiane që vijon hetimet, i moshuari Budri u vu në pranga me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Në dëshminë e parë dhënë policisë, mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin. Ndërkaq dha një tjetër dëshmi për prokurorët por nuk dihen shumë detaje.

Agjentët në vendin fqinj sekuestruan pistoletën Beretta 22 e që mbahej pa leje nga i moshuari italian. Sa i përket viktimës, Dritan Hakaj ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme