Kronika 26 October 2024, 20:24 Nga VNA

Aksident i rëndë në Shkodër, 21-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Shkodër, 21-vjeçari përplas

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Shkodër. Një 21-vjeçar ka përplasur një 70-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. I moshuari që ndërroi jetë është shtetasi Pal Bicuku, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin është Valter Doçaj. “Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 19:35, në lagjen Draçin, shtetasi V. D., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Pal Bicuku, 70  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi Valter  Doçaj u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, tha policia.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme